Griezmann mendon se paraqitja e tij ndaj Eibarit ishte më e mira te Barcelona

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka thënë se performanca e tij më e mirë ka qenë në ndeshjen ndaj Eibarit.

Barcelona në ndeshjen e fundit mposhti Eibarin me rezultat 0-3 dhe arriti të bëhet lider i La Ligas.

Francezi ka thënë se ka luajtur ndeshjen e tij më të mirë, por do të këtë ditë të tjera ende më të mira.

“Është ndeshja ime më e mirë, por jam në nivelin e njëjtë. Punoj me bashkëlojtarët në mënyrë që t’ia dalim sa më mirë. Do të këtë ditë më të mira, pasi sapo kam filluar. Duhet të kuptohemi ende më mirë, por kjo do të arrihet me kohë”, deklaroi ai.

Barcelona për momentin është lider i La Ligae me 19 pikë, një më shumë se Reali, klub me të cilin duhej të luanin këtë vikend, por për shkaqe sigurie ndeshja është shtyrë.

loading…