Griezmann kthen vëmendjen te ndeshja me Uruguain pas humbjes nga Holanda

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka kërkuar nga bashkëlojtarët te Franca të kundëpërgjigjen shpejt pas humbjes së mbrëmshme kundër Holandës në takimin miqësor me Uruguain.

Wijanaldum dhe Depay realizuan për “Tulipanët” të cilët mund të fitonin edhe më thellë po të mos ishin pritjet fenomenale të Hugo Lloris.

Griezmann ishte në fushë për 90 minuta por nuk arriti të jetë kërcënues asnjëherë në portën kundërshtare, teksa e ka pranur se Holanda e meritoi fitoren.

“Nuk ishte nata jonë. Tentuam të japim më të mirën tonë por nuk bëmë mjaftueshëm për të fituar. Tani kemi një tjetër ndeshje, përballë tifozëve tanë ndërsa pavarësisht se është miqësore duhet t’i rikthejmë gjërat në vendin e vet”, deklaroi Griezmann.

Në të njejtën linjë me Griezmannin ishte edhe mesfushori i Tottenhamit, Moussa Sissoko i cili bëri autokritkë duke shtuar se do t’i diskutojnë arsyet e humbjes me trajnerin dhe grupin e lojtarëve.