Grezda sqaron konfliktin me trajnerin Edi Reja: Unë nuk jam Balotelli

Eros Grezda ishte një nga mungesat më të rëndësishme të kombëtares shqiptare për dy sfidat e fundit kualifikuese të Euro 2020 ndaj Andorrës dhe Moldavisë.

Futbollisti duket se ka pasur një përplasje me trajnerin Edi Reja, diçka të cilët e pohoi edhe në “Ora Sport”.

Gjithashtu, lojtari i Rangers konfirmoi që në verë ishte shumë pranë kalimit në kampionatin francez, te Brest.

“Kanë ndodhur gjëra në karrierën time që nuk më lejuan që të jem në këtë grup. Italishten nuk është se e di mirë. Atë që e ka thënë trajneri nuk e kam marrë mirë, por nga ato që tha përkthyesi dhe portalet, kam shkruar atë status. Unë nuk kam marrë asnjë ftesë. Nga ai incident në qershor nuk kam marrë ftesë nga kombëtarja. Nuk kam marr asnjë kontakt të vogël. Më shumë problem mund ta quaj se nuk po luaj me klubin, pasi nëse luaj mirë me klubin nuk besoj se do të mungojë ftesa”, tha Grezda.

“Unë do t’ia lija më shumë fajin se nuk kam minuta te Rangers, se trajnerit të kombëtares. Është skuadra e lojtarëve që nuk luajnë. Kam bërë maksimumin dhe kjo është reflektuar edhe në javët e fundit. Duhet të jem i koncentruar për të arritur sa më mirë. Më intereson më shumë një ekip i fortë dhe më pas. Erdhi një ofertë zyrtare nga Brest. Unë e kisha qejfin që të shkoja atje. Ishin shumë të interesuar për mua, diçka që më mërziti mua dhe njëkohësisht më penalizoi. Grezda nuk është Balotelli. Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë kush është Grezda. Nuk kam bërë kurrë fjalë me Gerrard, por me Rejën ishte një gjë komplet ndryshe,” përfundoi Grezda.