Shumë lëndime në kombëtaren e Shqipërisë, në prag të dy ndeshjeve të radhës.

Shqipëria ka zhvilluar seancën e tretë stërvitore në kuadër të sfidës me Skocinë, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje.Ajo që shqetëson të gjithë janë lëndimet e shumta të futbollistëve të kombëtares.

Eros Grezda ka vijuar të stërvitet i diferencuar për shkak të një lëndimi. Stafi mjekësor do të provojë në të gjitha mënyrat për ta rikuperuar 23-vjeçarin, i cili në muajt e fundit ka qenë i pafat sa u përket lëndimeve dhe i ka munguar në disa ndeshje kombëtares shqiptare. Përveç Grezdës, sot nga grumbullimi është larguar Ermir Lenjani i cili nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për ndeshjet e radhës.