Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Greqi – Kosovë.

‘Dardanët’ edhe pse me shumë mungesa, kanë janë organizuar mirë gjatë pjesës së parë, falë edhe formës së mirë të Aro Muric.

Muric në minutën e 18’ të ndeshjes bëri një super intervenim, duke pritur penalltinë e Anastasios Bakasetas.

Edhe pas penalltisë, Muric bëri disa pritje të mira, duke e mbajtur të paprekur portën.

Në minutën e 34’, Kosova u detyrua të bënte zëvendësimin e parë, me Florent Loshajn që u largua nga fusha shkaku i lëndimit, dhe në vend të tij hyri Anel Rashkaj./Ballkani.info/