Ish-emisari amerikan

Grenell paralajmëron ardhjen e Trumpit në pushtet: Do ta kemi prioritet Ballkanin

Ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar sërish në lidhje me raportin Kosovë – Serbi.

Në një postim në platformën “X”, ai ka folur për një situatë hipotetike nëse ish-presidenti Donald Trump do të vinte në pushtet, do të merrej aktivisht me Ballkanin.

Madje ai ka thënë se Kosova “meriton një liri të madhe ekonomike, punë me pagesë të mirë dhe një jetë të sigurt”.

“Administrata e dytë e Trump do ta bëjë paqen në Ballkan një prioritet. Zhvillimi ekonomik dhe siguria shkojnë paralelisht. Është e vështirë të shikosh situatën duke u përkeqësuar nga puna ime në sektorin privat. Populli i Kosovës meriton lirinë ekonomike, punë me pagesë të mirë dhe një jetë të sigurt për fëmijët e tyre. Populli e sheh dallimin Kurti-Vuçiq-Biden dhe Thaçi-Vuçiq-Trump”, ka shkruar Grenelli.

BONUS VIDEO: Pas fitores së Vuçiqit platforma ‘bota serbe’ kërcënon seriozisht Ballkanin