Grenell i reagon sërish ashpër Kurtit: Nuk ka investime amerikane pa u hequr taksa

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell përmes një postimi në Twitter ka përgënjeshtruar pohimet e kabinetit të Kurtit se njk ka sanksionim në investime për shkak të taksës. Grenell tha që një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Kurtit ia kemi bërë të qartë se mbajtja e tarifës në cfarëdo forme e dēmton ekonominë e Kosovēs – dhe SHBA nuk do të shpenzojë resurse nëse lidershipi i Kosovës vazhdon ta dëmtojë rrugën e popullit të vet”, ka shkruar Grenell në Twitter.