Granit Xhaka

Granit Xhaka vihet në siklet nga Frimpong kur ia bën pyetjen për Arsenalin

Jeremie Frimpong dhe Granit Xhaka janë futur live në Instagram për të festuar titullin me ndjekësit e të parit në rrjetin social.

Bayer Leverkusen u shpall kampion në Bundesliga për herë të parë pas 120 vitesh, duke mposhtur 5-0 Werder Bremenin në kuadër të javës së 29-të.

Derisa kanë mbetur edhe pesë xhiro nga përfundimi i sezonit, Farmaceutikët ia dolën të bënin mrekulli në këtë sezon, duke mposhtur Bayern Munichun në garë.

Frimpong ishte futur live në Instagramin e tij, ndërsa ka ftuar më pas edhe Granit Xhakën që t’i bashkohet.

Në video, ylli i Leverkusenit i kërkon Xhakës që t’u thotë ndjekësve të tij që ata e kanë fituar titullin kampiond eh se ai kishte shkuar nga Arsenalit për të arritur këtë objektiv.

Mesfushori shqiptar që realizoi një gol nga afro 30 metra në këtë takim vetëm qeshte, duke e pohuar atë që thoshte bashkëlojtari i tij.