Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje te Bayer Leverkuseni.

Fillimisht mesfushori shqiptar iu nënshtrua testeve mjekësore, shkruan Indeksonline

Xhaka ishte i lidhur ngushtë për një transferim të mundshëm në AC Milan, por një marrëveshje e tillë nuk u arrit.

Lojtari i klubit gjerman ka disa oferta tjera në tavolinë, por duket se për sezonin e ri 2025/26 mendja do të jetë vetëm te skuadra “kuqezi”.