Granit Xhaka është bërë për herë të parë baba dhe tani ka publikuar për herë të parë foto me vajzën e tij.

Ka ardhur në jetë fëmija i futbollistit të Arsenalit dhe kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

Bashkëshortja e tij, Leonita, ka lindur vajzën e tyre, çifti duke u bërë kështu prindër për herë të parë.

Xhaka tani ka publikuar edhe fotografinë e parë duke e mbajtur vajzën e tij në krah, dhe ka shkruar emrin e saj: “Ayana”, duke ia bashkangjitur emojin e zemrës.

https://www.instagram.com/p/B4DDpBqHooD/

Së fundi Xhaka është përzgjedhur edhe si kapiten permanent i Arsenalit në të cilin klub ai luan tash e sa vite.

loading…