Granit Xhaka përfshihet në zgjedhjet e Kosovës, kërkon votë për këtë person!

Futbollisti i njohur shqiptar, që luan për Arsenalin, Granit Xhaka është përfshirë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor në Kosovë.

Ai ka kërkuar që të votohet daja i tij, Hilmi Sinani nga Lëvizja për Bashkim.

Xhaka fotografinë e dajës së tij nga Prishtina e ka shpërndarë në profilin e Facebook-ut.