Granit Xhaka me urim të veçantë për Xherdan Shaqirin
Kanë filluar urimet e para me rastin e ditëlindjes së Xherdan Shaqirit.
Anësori kosovar sot ka mbushur 27 vite, ndërsa shumë miq kanë filluar ta urojnë atë në rrjetet sociale.
Granit Xhaka nuk e ka harruar këtë datë, duke e uruar Shaqirin me rastin e ditëlindjes, transmeton ballkani.info.
Kujtojmë se lojtari nga Zhegra e Gjilanit ende nuk ka bërë një postim për ditëlindjen e tij.