GrANIT Xhaka

Granit Xhaka fiton çmimin prestigjioz në Zvicër, por vëmendjen e merr partnerja

Federata Zvicerane e Futbollit ka “dekoruar” Granit Xhaka në kategorinë  “Lojtari më i mirë zviceran për vitin 2023”.

 Mesfushori me origjinë kosovare ia ka dalë të bëjë të tijin këtë trofe pas një sezoni fantastik me ngjyrat e Leverkusenit, shto këtu edhe gjysmën e parë të vitit me Arsenalin në Angli.

Por ajo që ka tërhequr me tepër vëmendjen ka qenë partnerja e tij, Leonita Lekaj Xhaka. Ajo mbante të veshur një fustan të zi, i cili i tregonte linjat fantastike në tapetin e kuq.

Leonita ka lindur në Prishtinë (Kosovë), por familja e saj është shpërngulur në Gjermani, aty ku u njoh edhe me Granitin. Në korrik të vitit 2017 ata kurorëzuan martesën dhe janë prindër të dy vajzave.