Futbollisti shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka sot po feston ditëlindjen e 31-të.
Një urim të veçantë Graniti e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Leonita.
Ajo ka publikuar disa momente të bukura me superyllin kosovar në InstaStory.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti jem, të dua”, ka shkruar Leonita.
Ndryshe, Graniti dhe Leonita u martuan në vitin 2017 dhe janë prindër të dy vajzave.








