Granit Xhaka do ta çojë sërish në këmbë Zvicrën dhe Serbinë, ja si e bëri shqiponjën pas golit në Prishtinë (VIDEO)

Ka përfunduar me barazim 4-4 ndeshja ndërmjet ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është zhvilluar për t’i ndihmuar familjet në nevojë, derisa ka mbledhur një numër të madh të shikuesve.

Edhe Xhaka edhe Rashica shënuan për ekipet e tyre respektive, shkruan Ballkani.info.

Pas golit të tretë, Xhaka i ka ngritur në këmbët tifozët duke e bërë simbolin e shqiponjës, ashtu siç kishte vepruar pas golit kundër Serbisë.

Për këtë gjest, Xhaka ishte dënuar dhe ishte kritikuar nga zviceranët. Me pas ai pati thënë se nuk do ta bënte më shqiponjën, por sonte e bëri sërish. /Ballkani.info/