GRANDE Messi, ia jep fanellën tifozit me nevoja të veçanta të Alavesit (VIDEO)

Lionel Messi ka treguar edhe një herë tjetër se ai është shumë më shumë se thjesht një futbollist, duke e bërë të lumtur një tifoz me nevoja të veçanta të Deportivo Alavesit.

Rrallë herë mund ta shohësh një futbollist duke e dhuruar fanellën gjatë ngrohjes për t’u futur në lojë, por Messi e bëri këtë me një tifoz nikoqir të martën në Viktoria.

Messi e kishte nisur nga stoli ndeshjen që Barcelona e fitoi 2:0 ndaj Alavesit në La Liga, por u fut në lojë rreth gjysmë ore para fundit.

Por ndërkohë që po ngrohej për t’u futur në fushë, superylli argjentinas e zhveshi fanellën e Barçës me të cilën po ngrohej dhe ia dhuroi tifozit me nevoja të veçanta në rreshtin e parë të tribunës anësore.