Gramoz Berisha, i mbijetuari i masakrës së Suharekës në 1999, ka rrëfyer për krimin e madh ndaj familjes së tij.
Berisha në Info Magazine ka thënë se pas përfundimit të luftës e kishte kuptuar që babai, vëllai dhe motra e tij nuk jetonin më për shkak të krimit mizor të forcave serbe.
”Kemi shkuar në një shtëpi në afërsi të Prizrenit, ku e kam pasur tezen, dhe për tre muaj gjatë luftës kemi qëndruar aty”.
”Menjëherë pas përfundimit të luftës jemi kthyer në shtëpinë tonë dhe e kemi kuptuar çfarë ka ndodhur. Familjarët e mi nuk jetonin më, ishin vrarë”.
”Gjithnjë kemi pasur shpresë që pasi ne kemi shpëtuar ndoshta edhe ata kanë shpëtuar po ashtu, por nuk pati diçka të tillë. Ata nuk ishin më”.
”Shumica prej atyre që e kanë bërë krimin kanë qenë policë serbë të Suharekës, policë vendas. Shumica kanë qenë që na kanë njohur”.
”Ka qenë fat që kam shpëtuar në mesin e këtyre plumbave”.
”Jam i gatshëm ta jap kontributin tim kudo që nevojitet, për të treguar atë që ka ndodhur”.
https://www.youtube.com/watch?v=-bUutDfbjbA







