pompa e benzinës

Grabitje e armatosur në Sllatinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në fshatin Sllatinë në pompën e benzinës “Shell”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur një grup i armatosur kanë grabitur pompën e benzinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi rastin për Ballkanin.info duke potencuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Poashtu ajo tha se nuk ka pasur të lënduar.

“Grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, nuk ka të lënduar. Jemi duke e hetuar rastin”, tha Ahmeti.

Numri i grabitjeve muajëve të fundit në Kosovë është rritur dukshëm. /Ballkani.info/