Grabitja

Grabitja në shtëpinë e Sterling, tre shqiptarë të shpallur në kërkim

Vitin e kaluar, rezidenca e Raheem Sterling është grabitur nga disa persona, ndërkohë që lojtari anglez ishte në Katar për Kupën e Botës.Policia britanike tashmë është në kërkim të tre personave shqiptarë të dyshuar si të lidhur me çështjen kriminale, pra një vjedhje në shtëpinë e lojtarit të Chelsea.

Alfred Isufi, Gerald Kalaja dhe Henri Osmani, përkatësisht 48, 22 dhe 44 vjeç, janë të dyshuarit kryesorë në këtë vjedhje.Hetuesit po punojnë për të zbardhur disa grabitje në zonë, rreth 33 të tilla dhe dyshohen se shqiptarët kanë gisht. Sakaq, të enjten, u caktua një seancë gjyqi për një 23-vjeçar shqiptar, po ashtu të akuzuar në lidhje me vjedhjen. Emiliano Krosi, banues në Southend-on-Sea, u paraqit në Gjykatën e Guildford Crown për t’u përballur me 33 akuza për vjedhje. /abcnews.al