Qeveria e Kosovës

Goran Rakiqi shkon në Beograd: I ‘drejtohen opinionit’ bashkë me Petkoviqin

Ministri i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, do të shkojë në Beograd sot për t’iu drejtuar opinionin bashkë me kryetarët e katër komunave të veriut.

Atje do t’i presë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Kosovës, Petar Petkoviq, i cili pritet që edhe ai t’u drejtohet mediave.

Për këtë ka lëshuar komunikatë vetë zyra e Petkoviqit, transmeton Kossev.

Konferenca për media do të mbahet në sallën e shtypit të qeverisë serbe.