Goran Bregoviq të dielën performon i fundit në skenë, policia e Shqipërisë shton patrullat

Në Korçë sot është nata e tretë e Festës së Birrës, ndërsa festivali do të zgjasë pesë ditë dhe në natën e fundit pritet që të mbahet edhe koncerti i këngëtarit me origjinë serbe Goran Bregoviq.

Performanca e Bregoviq në Korçë nuk u prit mirë nga publiku, sidomos në rrjetet sociale në të cilat është bërë thirrje për anulim e bojkotim të koncertit të këngëtarit serb, megjithatë Bashkia e Korçës nuk e anuloi performancën e tij.

Gazetarja Iris Rezhda në një intervistë për Info Magazine tha se performanca e Goran Bregoviq do të jetë me pagesë dhe se do të jetë i fundit për ta përmbyllur Festën e Birrës.

“Në koncertin e Gorann Bregoviq hyrja do të jetë me pagesë. Bashkia ka vendosur që të paguajnë të gjithë qytetarët që duan të dëgjojnë këngëtarin serb të paguajnë një kuotë prej 1000 lekësh. Është data 22 nata finale kur do të kulmojë festa e birrës dhe do të jetë këngëtari serb i cili do të përformojë i fundit në listë për të mbajtur sa më gjallë dhe më afër pjesëmarrësit”, tha ajo.

Rezhda tha se pavarësisht reagimeve negative për performimin e Goran Bregoviq në këto tre ditë të festës ka pasur shumë turistë vendas të huaj dhe të Kosovës, ndërsa deri më tani në Korçë nuk ka pasur asjë protestë.

Me qënëse para pak ditësh Bashkia e Korçës është sulmuar në bojë si formë proteste, gazetarja tregoi se janë shtuar patrullimet e policisë së Shqipërisë.

“Që nga nata e parë janë marrë goxha masa nga policia e Korçës, ku kanë shtuar patrullimet, janë numër tepër i lartë i punonjësve që do të kryejnë mbarëvajtjen, ndërsa rrugët kryesore rreth zonës të terminalit janë bllokuar. Deri tash nuk është raportuar për probleme. Është sulmuar bashkia me bojë por edhe pritet që të hetohet, mbetet në natën finale të shohim se qka do të ndodhë”, tha Rezhda.

Në natën finale të Festës së Birrës e cila do të mbahet më 22 gusht pritet që pjesëmarrës të jenë edhe këngëtarë të tjerë, mirëpo këngëtari Goran Bregoviq do të përformojë vetëm në natën finale dhe do të jetë i fundit.