Vedat Muriqi e ka treguar sërish veten në Spanjë. Sulmuesi kosovar realizoi golin e vetëm të Mallorcas në humbjen 1:2 ndaj Betisit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga.

Andaluzianët kaluan në epërsi në minutën e 25-të të ndeshjes kur realizoi Moreno nëpërmjet Canales.

Me rezultatin 1:0 u mbyllën 45 minutat e parë të kësaj sfide.

Vedat Muriqi barazoi shifrat në minutën e 75-të, kur realizoi një gol të bukur me kokë, për ta vulosur kështu formën fantastikë në të cilën po kalon.

Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi, pasi Willian Jose shënoi golin e fitores për Betisin në minutën e 83-të nga penalltia.

Muriqi kështu shkon në kuotën e dy golave dhe një asisti në tri ndeshjet e para në La Liga.

Me këtë fitore, Betisi vazhdon të mbetet i treti në tabelë me 46 pikë të tubuara, katër më shumë se Barcelona.

Në anën tjetër, Mallorca e Muriqit mbetet e 16-ta me 26 pikë gjithsej.