Në kampionatin paraguain është akorduar goli më i çuditshëm dhe qesharak që o të shihni në jetën tuaj.
Në sfidën mes Cerro Porteno dhe Sportivo San Lorenzo në Primera Division, ka ndodhur incidenti i pakuptueshëm.
Një prej lojtarëve të Cerro-s ka goditur nga distanca dhe topi është përplasur me traversën dhe më pas me tokën, shumë larg vijës fatale.
Megjithatë, arbitri anësor i ka komunikuar kryesorit se topi kishte kaluar vijën fatale dhe ishte gol.
E pabesueshme, kampionati paraguaian ka nevojë urgjente për VAR.







