Goli i Zenelit nuk i mjafton Reimsit, mposhtet nga Lille

Arbër Zeneli e shënoi golin e dytë të sezonit në udhëtim te Lille. Megjithatë, shënimi i dytë i sezonit për sulmuesin kosovar nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij Reimsit, që në fund u mposht në udhëtim te Lille, 2:1. Ishte ndeshje e xhiros së 20-të në elitën e futbollit francez.

Zeneli realizoi gol në minutën e 36-të. Reprezentuesi i Kosovës krahas dy golave këtë edicion në 16 ndeshje me ekipin e tij në Ligue 1, i ka edhe tri asistime. Ai luajti për 81 minuta, ndërsa mesfushori Valon Berisha pjesë e Reimsit po ashtu, nuk luajti shkaku i lëndimit.

10 Inventions That Prove Humanity Is Failing…10 Inventions That Prove Humanity Is Failing Badly

Jonathan Bamba në minutën e 48-të dhe Jonathan David në minutën e parë të shtesës, ishin golashënues për skuadrën vendëse. Reimsi është në vendin e 15-të me 21 pikë, ndërsa Lille në vendin e dytë me 42 pikë, aq sa ka edhe Paris Saint-Germaini lider.