Goli i Myrto Uzunit kundër Izraelit, në Tel Aviv, edhe pse nuk i vlejti Shqipërisë (u mposht 2-1), ka tërhequr vëmendjen e e institucionit kryesor të futbollit evropian, UEFA.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, UEFA u sjell në vëmendje dashamirësve të futbollit “perlën” e sulmuesit beratas, që fatkeqësisht nuk e festoi me fitore apo paktën me një pikë këtë finalizim, që e konsideroi një ndër më të bukurit e karrierës së tij.

🇦🇱 Myrto Uzuni 😮‍💨😮‍💨😮‍💨#NationsLeague pic.twitter.com/Q9I777cAn4

— UEFA Nations League (@EURO2024) September 27, 2022