Goli në derbi këtë fundjavë nuk ishte lajmi i vetëm i mirë për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile.
Bashkëshortja e tij Jessica Malena i ka bërë një surprizë të bukur sulmuesit, pasi do të sjell në jetë fëmijën e tretë të tyre. Ciro, pas dy vajzave, do të bëhet baba i një djali.
Zbulimi i gjinisë së fëmijës është bërë me metodën trend të momentit duke plasur një tullumbace të zezë të mbushur me tullumbace të vogla blu.
Epo, ky po që është goli i tretë i Immobile. Detaji më i bukur? Shtatëzania ishte surprizë edhe për sulmuesin që duket edhe në video totalisht i hutuar.








