Goli i Ronaldos nuk mjafton, Unitedi mposhtet në Zvicër

Manchester United ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ballafaqimi me skuadrën zvicerane Young Boys nuk shkoi mirë për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

Cristiano Ronaldo i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 13’ të ndeshjes por nga këtu e tutje gjërat ndryshuan në të mirë të skuadrës vendase.

Ëan Bisaka u përjashtua nga loja për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër duke i komplikuar gjërat për United.

Në pjesën e dytë Young Boys e shfrytëzuan shumë mirë epërsinë numerike dhe erdhën deri te goli i barazimit në minutën e 66’ kur realizoi Maoumi Ngamaleu.

Presioni i vendasve vazhdoi deri në minutat e fundit të ndeshjes dhe e kërkonin me ngulm fitoren të cilën edhe e arritën në çastet e fundit të ndeshjes kur Siebatcheu shënoi për 2-1 në minutat shtesë.

Kështu në Grupin F tan kryeson Young Boys me tri pikë.