Goli i Martinez çon Bayern me pikë të barabarta me Dortmund (VIDEO)

Bayern Munich ka fituar 1-0 ndeshjen e javës së 23-të të Bundesliga-s ndaj Hertha Berlin.

Skuadra e Niko Kovac ka vuajtur në Allianz Arena ndaj kryeqytetasve, por gjithsesi ka marrë tre pikët pas golit të shënuar në pjesën e dytë.

Ishte mesfushori spanjoll Havi Martinez ai që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 62’.

Me këtë fitore, Bayern shkon në kuotën e 51 pikëve, po aq sa Dortmund në vend të parë që ka një golavarazh më të mirë.

Martine ka shënuar golin e 11-të të bavarezëve me kokë, më tepër se çdo kundërshtar tjetër në kampionatin gjerman.

Dortmund do të ketë mundësinë të kalojë sërish tre pikë përpara kampionëve në fuqi nëse fitojnë ndeshjen e së dielës ndaj Leverkusen.