Në javën e 19-të të kampionatit holandez, Eredivisie, Alkmaari fitoi 0-2 në fushën e Heerenvenit, por më shumë se suksesi në udhëtim i skuadrës që renditet në vendin e katërt bëri përshtypje goli i dytë i shënuar nga Oussama Idrissi (më parë Floranus i Heerenvenit kishte devijuar në portën e tij).
22-vjeçari po ekzekutonte një këndore, kur përfitoi nga shpërqendrimi i portierit duke e çuar direkt topin në rrjetë.
Një gol sa i veçantë aq edhe komik, pasi një gafë e tillë e gardianit as që mund të mendohet në këto nivele të futbollit europian.
https://udn.supersport.al/wp-content/uploads/2019/01/Wonder-goal-Idrissi-_-sc-Heerenveen-AZ.mp4?_=1







