Goli i Florent Handërgjonajt, më i miri në Nations League sipas UEFA-s VIDEO

UEFA e ka zgjedhur si golin më të bukur të raundit atë të Florent Hadërgjonajt.

Mbrëmë, u luajtën sfidat e fundit të ndeshjeve të tetorit në Ligën e Kombeve.

Kosova, në tetor luajti sfidat kundër Maqedonisë, Sllovenisë dhe mbrëmë kundër Greqisë.

Nga gjitha sfidat që u luajtën në play-off dhe në fazën e grupeve në Nations League, UEFA e vlerësoi atë të Florent Hadërgjonajt si më të mirin këtë raund.

Hadergjonaj këtë gol e shënoi në ndeshje kundër Maqedonisë së Veriut të vlefshme për gjysmëfinalen e play-off në Ligën e Kombeve, ndeshje të cilën Kosova e humbi 2:1.

Mbrojtësi i ‘Dardanëve’ e shënoi këtë gol pas një gabimi të portierit maqedonas duke e goditur topin nga një largësi prej rreth 30 metrave për ta barazuar rezultatin.

Florent Hadergjonaj përveç këtij goli, bëri paraqitje fantastike dhe ishte njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës në ndeshjet e muajit tetor.