Goli i dytë i Ronaldos në xhirim të ngadalësuar ndaj Atalantas është diçka tejet e bukur

Cristiano Ronaldo ishte sërish shpëtimtari i Manchester United të martën mbrëma.

Sulmuesi legjendar portugez, i cili mbush 37 vite në shkurt, nxori një pikë të çmuar në Ligën e Kampionëve për Djajtë e Kuq në ndeshjen kundër Atalantës falë golit të barazimit të tij dramatik në kohën shtesë.

Ronaldo lshoi një goditje të fuqishme afër zonës kundërshtare, teksa United mori një barazim 2-2 kundër skuadrës italiane në stadiumin Gewiss.

Ky ishte goli i dytë i Ronaldos – dhe, në të vërtetë, goli i dytë i barazimit – të mbrëmjes.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e gjeti veten në disavantazh 1-0 pas 12 minutash kur një gabim i David de Gea i lejoi Josip Ilicic të kalonte Atalantën në epërsi.

Ronaldo barazoi rezultatin në pjesën e parë, duke përfunduar një lëvizje të shkëlqyer ekipore që kulmoi me një asistim të bukur me thembër nga Bruno Fernandes.

Daniel Zapata i ktheu nikoqirët në epërsi në fillim të pjesës së dytë përpara se Ronaldo të shënonte golin e tij të 139-të në Ligën e Kampionëve në minutat shtesë.

Pamjet në xhirim të ngadalësuar të golit madhështor të barazimit të Ronaldos janë bërë virale në Twitter.