Ligue 1

Goli i çmendur i Depayt nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

Lyoni ka fituar si mysafir me rezultatin 4-2 ndaj Guingampit në kuadër të javës së 13-të në Ligue 1 në Francë.

Memphis Depay shkëlqeu në këtë ndeshje pasi shënoi dy gola, e njëri prej tyre ishte fantastik nga gjuajtja e lirë.

Dy golat tjerë për Lyonin i shënoi Houssem Aouar dhe Maxwel Cornet.

Me këtë fitore Lyoni është në pozitën e katërt me 24 pikë, kurse Guingamp mbetet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë, aq sa ka edhe Monaco e Thierry Henry.