Golden Eagle Ylli zyrtarizon Beçiragiqin edhe për edicionin e ri

Kampioni i Kosovës në basketboll Golden Eagle Ylli e ka zyrtarizuar trajnerin Adis Beçiragiq edhe për sezonin 2022/23.

Nëpërmjet njoftimit në Facebook, kampioni i Kosovës në basketboll, ka bërë të ditur se Beçiragiq do të jetë në krye të ekipit edhe për një vit.

Beçiragiq në dy sezonet e fundit, e ka udhëhequr Yllin drejt dy titujve të kampionit, titullit të Ligës Ballkanike dhe trofeut të Superkupës Mbarëkombëtare.

Krahas Beçiragiçit, Ylli ka konfirmuar edhe dy asistentët e tij, Petrit Zeqirin e Endrit Elshanin. /Demokracia.com