Golden Eagle Ylli mposht Ponte Prizrenin, fiton të bronztën në Kupë
Golden Eagle Ylli ka arritur të shënojë fitore në përballjen e sotme ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll.
Skuadra nga Suhareka shënoi fitore bindëse ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 91-67.
Me këtë rast Golden Eagle Ylli fitoi medaljen e bronztë, si vendi i tretë në Kupë.
Kujtojmë se në finale të Kupës do të përballen Rahoveci dhe Prishtina.