Kompanitë e statistikave së fundi kanë realizuar një grafik të golave të shënuar nga sulmuesit më në zë të viteve të fundit, duke e filluar nga 17-vjeçare e deri në ditët e sotme.

Rooney, Aguero, Ronaldo Messi, Benzema, Higuain, Suarez dhe Lewandowski janë 8 sulmuesit që janë analizuar me golat e tyre deri në ditët e sotme.

Starti është duel mes Sergio Aguero dhe Wayne Rooney, të cilët dominojnë së bashku deri në moshën 22 vjeç e 5 muaj, ndërsa nga ky moment në vend të dytë ngjitet Lionel Messi, që ia merr vendin e parë Aguerso me 127 gola vetëm pas tre muajsh.

Që nga ky moment dominimi i takon i vetëm sulmuesit të Barcelonës, teksa Ronaldo është akoma mbrapa duke ngjitur shkallët gradualisht. Vetëm në moshën 26 vjeç e 2 muaj Cristiano Ronaldo ngjitet në vend të dytë me 232 gola, por Messi kryeson me 360 të tillë, plot 128 gola më shumë.

Me 31 vite e 8 muaj Messi është i pari me 650 gola, ndërsa Ronaldo vijon parakalimin me golat e tij pas kësaj moshe, duke u renditur në vend të parë me 677 gola, por me 34 vite mbi supe.