Golashënuesi i vetëm ndaj Çekisë, Nuhiu: Nuk ka rëndësi goli, nëse nuk e fitoni ndeshjen

Atdhe Nuhiu ka thënë se është i zhgënjyer që nuk arritën ta fitonin ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë që e humbëm 2-1.

Sulmuesi i Dardanëve ka thënë se është i lumtur me besimin që i dha trajneri, por i pikëlluar me lëndimin e Vedat Muriqit dhe me humbjen e këtij takimi.

“Normal që jam i lumtur që më erdh rasti që ta tregoj vetën, por që jam i pikëlluar me rastin që e kishte Vedat Muriqi”, ka thënë Nuhiu.

“Me lëndimin e Muriqit nuk ndiheshim mirë, por trajneri më dha besimin mua. Ky gol nuk ka ndonjë rëndësi nëse nuk e fitoni lojën”.

“E kemi ditur se çfarë na pret. Luftuam deri n fund ndaj Çekisë, mirëpo ishte një lojë e vështirë dhe kishim një ngecje në lojën tonë”.

“Kjo ndeshje ishte një mësim i mirë për ne dhe ne duhet të mësojmë prej këtyre ndeshjeve. Kemi lojtarë të rinj dhe nuk kanë qenë në një situatë të tillë”.

“Ndeshja ndaj Anglisë do të jetë e mirë për ne dhe dëshiron të luajë në atë takim. Është një gjë e mirë për historinë e Kosovës dhe natyrisht se shpresat tona tani janë të ulëta, por jam krenar me ekipin tonë”, ka shtuar më tej sulmuesi i Përfaqësueses tonë.

Kosova ka humbur shansin që të kualifikohet përmes kualifikimeve në Euro 2020, por kanë shansin që të kualifikohen në Kampionatin Evropian nga Liga e Kombeve.

loading…