Gola, “grushte” dhe spektakël, Arsenal i merr vendin e katërt Tottenhamit
Arsenali ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Premierligës.
Ndeshja ishte e tensionuar ku në një rast kishte edhe përplasje mes futbollistëve.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Aubameyang nga penalltia në minutën e 10-të të ndeshjes.
Spurs u rikthyen duke shënuar dy gola të shpejtë.
Dier në minutën e 30-të barazoi rezultatin, ndërsa katër minuta më vonë Kane nga penalltia kaloi skuadrën e tij në epërsi.
Në pjesën e dytë Arsenali ishte dominues, ku shënoi edhe tri gola.
Aubameyang barazoi rezultatin në minutën e 56-të të ndeshjes.
Lacazete shënoi golin e tretë për skuadrën e Emery para se Torreira të shënonte golin e “nokautit” në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Arsenali është në pozitën e katërt me 30 pikë, aq sa ka edhe Tottenham që zbret në pozitën e pestë.