Gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në Bundesliga 2 të Gjermanisë VIDEO

Sebastian Kerk ka realizuar një gol spetakolar nga gjuajtja e lirë, nga afro 30 metra, në ndeshjen e Bundesliga 2 mes Jahn Regensburgut dhe Osnabruckut.

Kerk realizoi në minutën e 41-të për Osnabruckun për epërsinë 2:1. Klubi i tij ka shkuar me këtë epërsi në pauzë mes pjesëlojëve. Kerk ka realizuar edhe golin e parë të Osnabruckut nga penalltia në minutën e 22-të. Për Jahnin golin e ka realizuar Andreas Albers (12’).

Për Osnabruckun titullar është mbrojtësi Bashkim Ajdini, ndërsa te Jahni titullar është Albion Vrenezi. Ndeshja i takon xhiros së shtatë të Bundesligës 2 të Gjermanisë.