Gol i mrekullueshëm në ndeshjen Napoli – Juventus (VIDEO)

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit në stadiumin “San Paolo”.

Juventusi po fiton 1-0 në “San Paolo” ndaj Napolit.

Ishte mesfushori, Miralem Pjanic, ai që realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 28’, për ta kaluar në epërsi “Zonjën e Vjetër”.

Kjo goditje dënimi u fitua nga Cristiano Ronaldo në minutën e 25’, i cili detyroi portierin, Alex Meret, të ndëshkohet me të kuq.