Fenerbahçe ka shënuar fitore dramatike prej 3 me 2 në shtëpi ndaj Yeni Malatyasporit. uriqi ishte protagonist në këtë sfidë me një gol e një asistim. 

Ishte pikërisht sulmuesi kosovar ai që i dha epërsinë Fenerit në minutën e 70 duke shënuar me kokë.

Por, mysafirët përkundër që ishin me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 65 arritën të përmbysin rezultatin në dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt. 

Në minutën e 81 shifrat i barazoi Ndayishimiye, kurse Donald shënoi në minutën e 89 për t’i dhënë epërsinë Yeni Malatyasporit. 

Ozan Tufan'ın golü. pic.twitter.com/eN2zH8Pl07

— Tarihte Fenerbahçe (@TarihFBahce) June 27, 2020

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të bëjnë një përmbysje të jashtëzakonshme me dy golat nga Tufan. 

Tufan së pari shënoi në minutën e 90+1 pas asistimit nga Muriqi, kurse pas pesë minutave shënoi golin e fitores nga asistimi i Kadioglut. 

70' Vedat Muriqi
Fenerbahçe 1-0 Yeni Malatyaspor

Bu hesap kapanacak, @goalforza sayfasını takip ediniz. pic.twitter.com/trXYxlubRe

— @goalforza'yı takip ediniz. (@canligol_tv) June 27, 2020