Gogoli i gjendjes se jashtëzakonshme nuk është larguar, por gjykata nuk e mbështeti Thaçin

Publicisti Veton Surroi, thotë se atë që nuk ta jep leximi i shpejtë, ta jep leximi i ngadaltë.

Sipas tij Gjykata Kushtetuese dje në rastin COVID-19 (apo zyrtarisht KO 54/20) me Atkgjykimin e saj bëri një sqarim thelbësor e konceptual për mbrojtje të Kushtetutshmërisë dhe demokracisë në Kosovë.

“Gjithsesi, lidhur me mos-pajtimin e palëve në kontest, Presidentit dhe Qeverisë, rreth kuptimit të termeve kushtetuese “kufizim” dhe “shmangie” që figurojnë në nenet 55 dhe 56 të Kushtetutës, Gjykata qartësoi se “kufizimi” i të drejtave dhe lirive të njeriut mund të bëhet “vetëm me ligj” të Kuvendit, por kjo nuk do të thotë që “kufizimi” i të drejtave, mund të bëhet vetëm përmes dhe pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme”, thuhet në Aktgjykim.

Surroi tha se pra, të gjithë ata që thanë se masat e ndërmarra nga Qeveria kanë nevojë paraprakisht për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nuk kishin të drejtë. Aq më pak drejtë të thirret për rezistencë ndaj masave ngase nuk qenkan pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme, rrjedhimisht qenkan anti-kushtetuese.
Gogoli i Gjendjes së jashtëzakonshme nuk është larguar. Por, ai nuk ka marrë mbështetjen e keqpërdorimit të tij nga Gjykata Kushtetuese. Dhe, për këtë do vlerësuar.