Arrati

Goditi për vdekje një këmbësor në Pejë, i dyshuari vazhdon të jetë në arrati

Një këmbësor ka humbur jetën ditën e diel në Pejë, pas goditjeve që ka marrë nga një veturë.

Lidhur me rastin, policia është në kërkim të personit i cili ka shkaktuar aksidentin dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Viktima mashkull kosovar -këmbësor, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që është goditur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari kosovar, dhe i njëjti ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njësitet policore gjatë hetimit kanë identifikuar të dyshuarin i cili gjendet në arrati, ndërsa vetura është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme”, njofton policia.

Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.