Goditi me grushte mjekun, policia shpall në kërkim 45- vjeçarin

Gjatë ditës së djeshme familjari i një të sëmuri të shtruar në QSUT ushtroi dhunë ndaj një mjeku.

Sot policia bën me dije se ka nisur procedimin penal ndaj një 45- vjeçari pasi akuzohet se ka goditur mjekun në detyrë.

“Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4, filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambientet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale”, njofton policia.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.