Analisti politik, Faton Abdullahu ka thënë se populizmi i Qeverisë Kurti po e eklipson vdekjen e 26 vjeçarit i cili dyshohet se e vrau vetën në Qendrën e Studentëve.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Abdullahu ka thënë se VV e cila dikur deklarohej se Gjykatat në Kosovë janë të kapura, tash po thotë se vdekja e 26 vjeçarit duhet t’u lihet në dorë pikërisht atyre.

“Cka u bë kështu? Ndryshoj vlerësimi për gjykata apo gjykatat u bënë të mira pas dy muaj të qeverisjes Kurti. Thënë përmbledhtazi krejt kjo është trysni jo vetëm e tërthortë, e stërkequr deri në kërcënim për destabilizim, ajo prej së cilës duhet ta mbrojmë rastin e Agonit, sepse ky rast duhet të zbardhet dhe të kuptohet e vërteta plotësisht.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë i Abdullahut:

Populizmi të mos eklipsoj vdekjen e Agonit

Revolta dhe pakënaqësia politike që ka shkaktuar rënja e Qeverisë Kurti, protesta në ballkona me gjygyma e tenxhere, me shumë arogancë urbane, zhgënjimi tek ata që vlerësojnë kutrum se, në këtë shtet nuk është bërë asgjë për fajin e hajnave – ka ndërsy mendësinë populiste për ti lincuar, akuzuar bile edhe frikësuar ata që në një ose mënyrë tjetër duan të gjejnë lidhje të përgjegjësisë ndërmjet menaxhmit të situatës në ‘Konviktet e Prishtinës’ dhe humbjes së jetës së të riut 26 vjecar Arton Musliu.
Kjo është trysni tipike politike, është politizim, që cështja të politizohet në emër të thirrjes për të mos u politizuar. Ky politizim është i kamufluar me populizëm. E cuditshme sepse të gjithë ata që deri dje thonin se gjykatat janë të kapura dhe aty ska drejtësi, tash po thonë se cështja e Agonit duhet t’i lihet vetëm gjykatës. Cka u bë kështu? Ndryshoj vlerësimi për gjykata apo gjykatat u bënë të mira pas dy muaj të qeverisjes Kurti. Thënë përmbledhtazi krejt kjo është trysni jo vetëm e tërthortë, e stërkequr deri në kërcënim për destabilizim, ajo prej së cilës duhet ta mbrojmë rastin e Agonit, sepse ky rast duhet të zbardhet dhe të kuptohet e vërteta plotësisht.