Goditet nga vetura një këmbësor në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë natën e sotme në Arrlat të Drenasit.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 19:20.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 19:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Arllat. Në aksident është përfshirë veturë e cila ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.