Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariatin nr.6 një protestues të zonës së Astirit, pasi ai akuzohet se ka bërë thirrje që të goditet policia e shtetit.
Efektivët e komisariatit nr.6 e kanë shoqëruar shtetasin Lutfi Kastrati pas thirrjeve të bëra.
Aktualisht në vendin ku po mbahet Kastrati kanë shkuar banorët e zonës së Astirit, të cilët prej mëse 100 ditësh protestojnë çdo ditë kundër projektit të Unazës së Madhe në Tiranë si dhe kundër qeverisë së Ramës. Në prani të banorëve protestues janë dhe deputetë të opozitës të cilët kërkojnë lirimin e Kastratit.







