Nëntë sezone, tetë trofe, 387 ndeshje dhe 27 gola me fanellën e “Los Colchoneros”, me këtë historik të pasur Diego Godin i jep lamtumirën zyrtare Atletico Madridit dhe përgatitet për përshëndetjen e fundit me tifozërinë në sfidën ndaj Sevilas, për të veshur më pas fanellën zikaltër të Interit.
I emocionuar dhe në lot Diego Godin në sallën e konferencave që ishte mbushur nga miqtë e tij, futbollistët e Atleticos dhe trajneri Simeone por edhe drejtues të tjerë të klubit spanjoll, Godin ka përshendetur kështu të pranishmit dhe tifozët e Atletico Madridit.
“Do të jenë ditët e mia të fundit me fanellën e Los Colchoneros, jam shumë nervozuar, më shumë se përpara një ndeshjeje të rëndësishme, ju falenderoj nga zemra të gjithëve, për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar ndaj meje gjatë këtyre viteve. Jam shumë i lidhur me këtë klub me këtë fanellë sepse ky për mua është më shumë se sa një klub është një familje. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të vinte kjo ditë, nuk isha i përgatitur. U rrita profesionalisht në këtë skuadër por dhe si njeri. Kam mësuar në këtë ambient vlerat më të mira, siç janë modestia, puna dhe respekti. Faleminderit!
Mbrojtësi 33-vjeçar ka zgjedhur kështu të lërë organikën e Simeones duke nisur një etapë të re në Milano. Uruguaiani pritet të formojë bashkë me Skriniar dhe De Vrij një treshe me vlerë në skenën ndërkombëtare me të cilët do të bashkëjetojë për tre vitet e ardhshme.
Për Godin parashikohet një kontratë tre vjeçare me një pagë prej 6,75 milionë eurosh në vit rreth 35% më shumë nga paga prej 5 milionë eurosh që përfitonte te Atletico Madridi.







