Godin, Costa dhe Koke mungojnë në stërvitjen e sotme të Atleticos

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone mund të jetë pa tre prej lojtarëve më të rëndësishëm për udhëtimin e së shtunës te Leganesi.

Diego Godin, Diego Costa dhe Koke munguan në seancën stërvitore që “Los Colchoneros” e zhvilluan ditën e enjte për shkak të problemeve muskulare, teksa prezenca e treshes kundër Leganesit është vënë në dyshim.

Kapiteni Godin realizoi golin e parë në fitoren 2-0 të fundjavës së kaluar që Atletico e arriti përballë Real Sociedadit, kurse Diego Costa ende është në kërkim të golit të parë në La Liga pas 8 ndeshjeve të zhvilluara.