Godet Real Madridi: 120 milionë euro plus Modric për Neymar

Edhe pse e dëshiron Barcelonën, Neymar mund të vesh fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm

Sipas të përditshmes katalunase Sport, Real Madridi i ka ofruar 120 milionë euro plus mesfushorin Luka Modric për të siguruar transferin e yllit të PSG-së Neymar.

Barcelona, ende nuk i ka shuar shpresat për brazilianin, por ata fillimisht duhet ta shesin Philippe Coutinhon para se ta kërkojnë ish yllin e tyre..

Por, duket se presindenti i Madridit, Florentino Perez ka bërë një hap para për t’ia marrë nga dora lojtarin rivalëve të tyre me të mëdhenj.

loading…