Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Gjenerali i UÇK-së, Nuredin Lushtaku do t’bashkohet listës, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ballkani.info më 28 tetor kishte njoftuar se ekskluzivisht se një numër i madh i figurave të fuqishme nga Drenica shumë shpejt do të zyrtarizojnë bashkimin me AAK-në. Aty pritet të ketë edhe gjeneralë të UÇK-së, gjë që e vendos AAK-në fuqishëm në hartën elektorale të Drenicës.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Lushtaku është luftëtar i orëve të para të lirisë dhe bartës i shumë funksioneve në institucionet e pasluftës.

“Listë që kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale në Skenderaj, sot i është bashkuar koalicionit tonë. Lista “Ideal” do të garojë në listën tonë dhe Gjeneral Lushtaku do të jetë kandidat për deputet. Po ashtu Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale.  Kështu bëhemi bashkë për Kosovën Fituese!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: